Duke kuptuar mungesën e një shërbimi të mirëfilltë në treg Ardinet nisi projektin për furnizimin me lidhjen e internetit për klientët e saj qysh në vitin 2004. Pavarësisht mundit dhe vështërsive të mëdha që pasuam si kompani sot gjindemi në një pozitë të lakmueshme si në aspektin e infrastrukturës, teknologjisë ashtu edhe në numrin e klienteles. Kompania jonë do të qëndroj pranë klientëve gjersa kjo industri do të egziston. Gjatë tërë këtyre viteve të mundimshme dhe mbresëlënëse, si kompani kemi kuptuar se nuk kemi themeluar vetëm një kompani e cila kufizohet në kornizat e biznesit, ne besojmë se kemi krijuar një bashkësi të madhe e cila ngjason një familje të bashkuar fortë. Me përkrahjen tuaj nuk do të lëkundemi asnjëherë, falenderojmë klientelen tonë përzemërsisht.